PSD: 'Qeveri Dezinformuese'

“Free Media”, “Pression” e “Qeveri Dezinformuese” ishin disa nga mbishkrimet që Partia Socialdemokrate i kishte vendosur ngjitas kafazëve në një aksion para ndërtesës së Qeverisë.

Sonila Pllashniku, anëtare e PSD-së, tregoi qëllimin e organizimit të këtij aksioni simbolik.

“Ne PSD-ja jemi mbledh për një aksion simbolik në lidhje me skandalet e fundit që është duke i zhvilluar pushteti aktual apo qeveria e Albin Kurtit”, tha ajo.

“Pushteti është e vërtetë që i do mediat, por i do mediat në kafaz. Andaj, kafazi siç jemi mundu me e shpreh në mënyrë simbolike është vendi adekuat që ja kanë nda hapësirën kryeministrit për m’i vendos ato aty”, ka thënë Pllashniku.

Tutje, ajo pati një thirrje gazetarë, shoqërinë civile, partitë politike dhe qytetarët.

“Gazetarë e shoqëri civile, qytetarë e parti politike këtë lloj situate nuk guxojmë me hesht, nuk guxojmë me pushu, sidomos presioni që është t`u na shkaktu Albin Kurti, sidomos juve media të dashtuna. Andaj, rreziku është permanent për një pushtet autoritar, por gjithmonë ne e kemi guximin për me ba aksione të tilla dhe me e ngit zërin tone”.