Foto: PSD

PSD-ja thotë se iu bashkuan një grup i të rinjve: Të pakënaqur me qeverisjen aktuale dhe opozitën

Partia Socialdemokrate ka prezantuar një grip të rinjve të cilët, siç u tha në një njoftim media, janë të pakënaqur me qeverisjen aktuale.

“Sot zgjerimit të PSD-së iu bashkua edhe një grup i të rinjve. Të pakënaqur me qeverisjen aktuale, me opozitën parlamentare të vendit, por me shumë dëshirë për t’i dhënë fuqi një projekti politik për një shoqëri të barabartë” – thuhet në njoftim.

“Si student të fushave të ndryshme, angazhimi i tyre në politikë është mundësi më shumë që PSD-ja të jetë edhe më e fortë, dhe më e suksesshme në betejën kundër këtij pushteti me tendenca autoritare. I falënderojmë për angazhimin dhe i mirëpresim kontributet e tyre që bashkë të jemi më të fortë në ballë të betejave që na presin” thuhet në njoftim.