Protestojnë punëtorët e Kardiologjisë, kërkojnë shkarkimin e drejtorit të klinikës - FOTO

Punëtorët shëndetësorë të Klinikës së Kardiologjisë së QKUK-së, kanë protestuar sot për pakënaqësitë në lidhje me menaxhmentin e kësaj klinike.

Sipas njoftimit, kjo protestë vjen pasi sipsa tyre, asnjë nga kërkesat që i kanë shprehur përmes peticionit të nënshkruar në korrik, nuk janë plotësuar.

Punëtorët shëndetsorë të Kardiogjisë po kërkojnë shkarkimin e drejtorit të klinikës, Lulzim Kamberi, sipas tyre për përkrahje të shkaktarit të dhunës në Klinikë, pa aftësisë menaxheriale, diskriminimit në baza gjinor, rolit përçarës dhe ikjes nga përgjegjësia profesionale.

Ata po ashtu, kanë kërkuar shkarkimin e shefit të Njësisë Koronare, Artan Ahmeti pasi sipas tyre i njëjti para se të merrte vendimin për kete pozitë ka shkaktuar dhunë fizike ndaj kolegut.

Këta punëtorë shëndetësorë gjithashtu kanë bërë një peticion, të cilin e kanë dorëzuar tek drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi.

Të njëjtit punëtorë që nga korriku i 2023 janë duke kërkuar shkarkimin e drejtorit Kamberi. Ky i fundit, kishte thënë se menaxhmenti i Kardiologjisë bën punë me profesionalizëm të lartë.

Kërkesa, sipas tij, është nga disa mjekë nga reparti i Kardiologjisë Invasive, “të cilët duan t’i ruajnë privilegjet e tyre”.

Drejtori i Kardiologjisë reagon ndaj kërkesës për shkarkimin e tij, thotë se disa mjekë duan t’i ruajnë privilegjet e tyre