Prokuroria Speciale drejt finalizimit të kërkesës për masë të sigurisë ndaj të dyshuarve në Banjskë

Prokuroria Speciale është duke përgatitur kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj personave që u arrestuan dje në veri të Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori special Naim Abazi.

“Po jemi në qatë procedurë veç po i presim edhe disa përgjigje prej hetuesve”- ka thënë prokurori Abazi.

Abazai konfirmoi për KALLXO.com se deri në këto momente nuk ka ndonje person tjetër të arrestuar pos atyre që tashmë janë në ndalim 48 orësh.

Prokurori Special tutje tha se kanë informacione për disa vende ku po dyshohet se ka armatim, të njëtjat janë duke u idendifikuar dhe pastaj do lokalizohen.

“Përveq armatimit edhe sende të tjera që janë janë shumë të rëndësishme”- tha tutje Abazi.

Prokuroria Speciale dje kishte konfirmuar se janë ndaluar gjashtë persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, të ndaluarit ishin dërguar në mbajtje për 48 orë.

Po ashtu, nga aksioni i djeshëm i Policisë së Kosovës, thuhet se janë sekuestruar automjete të mbushura me sasi të konsiderueshme të armatimit të llojeve të ndryshme.

Sipas Prokurorisë, ata po dyshohen për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’, ’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është vrarë, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.

Policia e Kosovës kishte rrethuar të dyshuarit, rreth 30 persona – pjesëtarë të grupit të armatosur terrorist që gjendeshin në manastirin e Banjskës.

Organet e rendit konfirmuan se tre sulmues ishin vrarë dhe gjashtë të tjerë ishin arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte thënë se sulmi u krye nga banda kriminale e terroriste të Serbisë.

Zhvillimet pas vrasjes së policit të Kosovës në veri të vendit