Prokuroria e Ferizajt
Prokuroria jep detajet për rastin e sulmit ndaj 12 vjeçares nga nëna dhe njerku i saj
14.11.2023 - 15:40
Policia Rajonale e Ferizajt, të martën raportoi për një rast të dhunës në familje ndaj një vajze 12 vjeçare.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari tregoi se për këtë rast është ndaluar B. Z. i dyshuar për kryerjen e dhunës.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj më datë 13.11.2013, ka ndalur personin B. Z., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Dhuna në Familje. P.TH. Ferizaj do të paraqet kërkesë për masë të paraburgimit në Gjykatën kompetente”- thotë Jashari.
Viktima, femër 12 vjeçare është vendosur në strehimore.
Sipas raportit të Policisë, vajza 12 vjeçare është sulmuar fizikisht nga nëna e saj dhe njerku i saj.