Ilustrim

Prokuroria jep detaje për viktimën që vdiq duke drejtuar kamionin në vendin e punës

KALLXO.com mëngjesin e sotëm ka raportuar për një aksident me fatalitet në Han të Elezit, ku ka vdekur një person.

Në lidhje me këtë rast, KALLXO.com ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, të cilët kanë bërë  të ditur se viktima e këtij rasti ishte në vendin e tij të punë.

“Ka ndodhur një vet aksident me fatalitet, ku si pasojë ka humbur jetën një person. Sipas informatave të para, viktima  ka qenë duke e drejtuar automjetin transportues-kamionin, ku ishte duke punuar”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Tutje, prokuroria ka bërë të ditur se deri  më tani nuk ka ndonjë person të arrestuar lidhur me këtë rast pasi qe viktima ka qenë  vetëm në automjetin transportues.

“Gjithashtu, prokurori i rastit, ka bërë kërkesë për autopsi lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Vdes një person pasi u vetaksidentua në Han të Elezit