Prokuroria Themelore Pejë

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal ndaj kryeimamit të Pejës, Enes Goga

Një kallëzim penal ndaj kryeimamit të Pejës, Enes Goga, që ishte dorëzuar nga imami Zydi Hajzeri, është hedhur poshtë nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Hajzeri pati denoncuar Gogën për falsifikim të dokumente, mashtrim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Por, në pretendimet e tij nuk ka gjetur bazë Prokuroria e Pejës për të vazhduar hetimet.

Në aktvendimin të cilin e ka siguruar KALLXO.com thuhet se dokumenti të cilin Zydi Hajzeri pretendon se u falsifikua nga prijësit e Bashkësisë Islame në Pejë, nuk ekziston fare.

Madje, sipas Prokurorisë, vendimin për të cilin kishte ngritur kallëzim penal pala ankuese ndaj Enes Gogës dhe sekretarit të BIK-ut në Pejë, ishte imagjinar.

Një historik të ngjarjes mund të gjeni KËTU nga raportimet e mëhershme të KALLXO.com.