
Prokuroria e Gjilanit ngriti 316 Aktakuza për dhunë në familje gjatë vitit 2024
28.1.2025 - 10:24
Prokuroria Themelore e Gjilanit gjatë vitit 2024 ka ngritur 316 Aktakuza ndaj 360 personave, për “dhunë në familje”.
Sipas komunikatës së kësaj Prokurorie, gjatë vitit që shkoi në këtë Prokurori kanë qenë 2 mijë e 210 kallëzime penale. Prej tyre 2 mijë e 157 raste janë zgjidhur apo 97% e lëndëve.
Përmes procedurave alternative, duke përfshirë Urdhrat Ndëshkimorë, janë zgjidhur 40.8% e rasteve – thuhet në njoftim.
Kjo Prokurori thotë se “është e përkushtuar që të trajtojë me seriozitet të gjitha veprat penale.