
Foto: ZKM
Kurti: Kosova i është përherë mirënjohëse NATO-s
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova i është përherë mirënjohëse NATO-s për kontributin e saj të pazëvendësueshëm për liri dhe rolin e saj të çmueshëm për siguri dhe paqe.
Këtë deklaratë Kurti e ka bërë pasi sot, më 11.03.2025, ka mirëpritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili e ka vizituar Kosovën për herë të parë në pozitën e tij të re.
“Vendi ynë është përherë mirënjohës NATO-s për kontributin e saj të pazëvendësueshëm për liri dhe rolin e saj të çmueshëm për siguri dhe paqe” – ka shkruar Kurti në Facebook.
“Falënderimin sot e shprehim përmes vullnetit të pathyeshëm dhe synimit të pandryshueshëm që t’i bashkohemi Aleancës Veri-Atlantike për të kontribuar për paqe të qëndrueshme” – ka shtuar shefi i Qeverisë së Kosovës.
Mark Rutte sot është pritur me ceremoni zyrtare edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.