Pamje nga mbledhja e sotme e Komisionit për buxhet dhe financa - Foto: KALLXO.com
Projektligji për miniera dhe minerale shqyrtohet në Komision
24.5.2018 - 06:58
Komisioni për Buxhet dhe Financa sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen disa raporte e projektligje.
Rendi i ditës:
- Miratimi i rendit të ditës;
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhje e mbajtur e Komisionit, dt. 8.05.2018;
- Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2017;
- Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik për vitin 2017;
- Shqyrtimi i Raportit vjetor financiare të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017;
- Shqyrtimi i Projektligjit Nr. 06/L-009 për Ndërmjetësim dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit;
- Shqyrtimi i Projektligjit Nr. 06/L-027 për Miniera dhe minerale dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal;
- Të ndryshme.