FOTO FCB Klubi i Prodhuesve Vendor

Prodhuesit e Kosovës, përkrahin shfuqizimin e vendimit që ndalonte eksportin e produkteve esenciale agro-ushqimore

Klubi i Prodhueseve të Kosovës ka mirëpritur shfuqizimin e vendimit që ndalonteeksportin e përkohshëm të produkteve esenciale agro-ushqimore, vendim ky i shumë pritur i cili u mor sot nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit.

Klubi i prodhuesve thotë se ishin në pajtim me vendimin kur ishte marrë, për shkak të situatës

“Në fillim, për shkak të situatës kur u mor  ky vendim, Klubi i Prodhuesve ishte në pajtim me këtë vendim, pasi që u vështirësua zinxhiri i furnizimit, i ndikuar nga invazioni dhe agresioni ushtarak rus në Ukrainë”- thuhet në komunikatë

Mirëpo, ky vendim sipas Klubit të Prodhuesve, është zgjatur duke shkaktuar shqetësim shumë të madh tek prodhuesit vendor, te cilët kërkonin rishqyrtim dhe analizim të situatës faktike, dhe shmangien e dëmeve të jashtëzakonshme dhe efektet zingjirore që ky vendim pati tek ta.

Tutje në njoftim thuhet se Klubi i Prodhuesve shpreson që vendimet e tilla të merren në konsultë me vetë interesat e prodhuesve vendore, por edhe duke e analizuar hollësisht efektet e vendimeve të tilla.

Kujtojmë se kabineti qeveritar ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit të prillit përmes të cilit kishte ndaluar përkohësisht eksportin e disa produkteve bazike ushqimore, siç raporton KALLXO.com.

Këto produkte përfshinë, grurin, miellin e misrit, vajin, sheqerin e bardhë, kripën.

Propozimin para kabinetit e bëri ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Shfuqizohet vendimi i Ministrisë së Industrisë për ndalimin e eksportit të disa produkteve ushqimore