Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nga nesër Policia me orar 12 orë në ditë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se nesër do të publikohen emrat e 85 inspektorëve të AUV, si një nga masat për rritjen e kapaciteteve për të mbikëqyrur zbatimin e masava anti-COVID.

Kurti këtë deklaratë e ka dhënë pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare të mbajtur sot.

Kurti ka thënë se orari i punës së policisë do të zgjatet nga 8 orë në 12 orë në ditë. Dhe se do të shtohet prezenca e policisë në të gjitha rrugët dhe vendbanimet e Kosovës.

“Orari i punës së Policisë do të zgjatët në 12 orë në ditë”, tha ai.

“I kemi rritur kapacitet e shtretërve mbi 1600 dhe do t`i shtojmë sipas nevojës”, tha Kurti.

“Kemi marrë lajmin e trishtueshëm se 36 qytetarë kanë humbur betejën më Covid. Varianti delta po del shpërndarës dhe shumë agresiv dhe ka shkaktua vdekje dhe infektime ditëve te fundit. Natyra e përhapjes nuk është progresive por eksplozive. Dje në mbledhjen e Qeverisë kemi marrë vendim për sat e reja është e pakënaqshme zbatimi i masave, do të shtojmë inspektimet, do të bëjmë 6-fishimin e inspektorëve të AUV. 85 të tjerë plus nga 17 i kemi aktiv 11, 6  janë të sëmurë”, ka thënë Kurti.

“E kemi AUV-in siç e kemi gjetur me 17 inspektorë. Për të inspektuar masat me sukses do të gjashtë fishojmë numrin”, tha ai.

Ai tha se 540,000 qytetarë e kanë marrë së paku dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

“Edhe të vaksinuarit mund të jenë bartës dhe shpërndarës, edhe pse je i vaksinuar të mbron ty por jo tjetrin, sepse bartës dhe shpërndarës mund të jesh i vaksinuar”, tha ai.

“Vaksina Astra Zaneca kemi më shumë së Pfizer, i rekomandoj qytetarët që mos ta zgjedhin vetëm Pfizer. Unë e kam marrë Astra Zeneca. Gjendjen që e kemi me Covid është për shkak të variantit Delta, e ka shumëfish shpërndarjen . Në bazë të të dhënave nga 1 prilli, i këtij viti në periudhën 1 prill për 4 muaj, nga 22,407 raste 181 apo 0.31 % kanë qenë të vaksinuar me një dozë. Kemi dhjetëfishim të rasteve që janë testuar me Covid ndonëse mund ta kenë pasur një dozë të vaksinimit”, tha Kurti.

“Nga data 1 prill deri në fund të korrikut kemi pasur vetëm dy vdekje që kanë qenë të vaksinuar, nga gushti kemi 33 raste në gusht, të vaksinuar të vdekur,  prej tyre 30 raste me sëmundje shoqëruese”, tha kryeministri Kurti.