Vazhdojnë problemet me termine për t`u vaksniuar - VIDEO

 

Përkundër situatës së rënduar nga pandemia COVID-19, ku vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 36 të vdekur dhe mbi 1600 të infektuar, numri i qytetarëve të vaksinuar është duke shënuar rënie ditëve të fundit.

Nga mbi 20 mijë vaksinime brenda një dite sa ishin ditë më parë, dje janë dhënë vetëm 11 mijë vaksina.

Situatën e bën edhe më të vështirë fakti se shumë qytetarë vazhdojnë të kenë probleme me caktimin e termineve për t`u vaksinuar.

Edhe pse situata është alarmante nga numri i lartë  i të vdekurve dhe i të infektuarve, problemet me termine nuk janë eliminuar nga Ministria e Shëndetësië, po ashtu nuk ka ndryshuar asgjë nga funksionimi i strategjisë për vaksinimin e qytetarëve.

Ministria e Shëndetësisë vazhdon të sillet njëjtë sikurse në ditët kur filloi vaksinimi dhe numri i rasteve të reja që infektoheshin me COVID ishte shumë i ultë.

Edhe më tutje qendrat e vaksinimit vazhdojnë të mos funksionojnë të dielave.