Kurti: Nga nesër do shtohen edhe 85 inspektorë për të mbikëqyrur zbatimin e masave anti-COVID

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se nesër do të publikohen emrat e 85 inspektorëve të AUV, si një nga masat për rritjen e kapaciteteve për të mbikëqyrur zbatimin e masava anti-COVID.

Kurti këtë deklaratë e ka dhënë pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare të mbajtur sot.

“Kemi marrë lajmin e trishtueshëm se 36 qytetarë kanë humbur betejën më Covid. Varianti delta po del shpërndarës dhe shumë agresiv dhe ka shkaktua vdekje dhe infektime ditëve te fundit. Natyra e përhapjes nuk është progresive por eksplozive. Dje në mbledhjen e Qeverisë kemi marrë vendim për sat e reja është e pakënaqshme zbatimi i masave, do të shtojmë inspektimet, do të bëjmë 6-fishimin e inspektorëve të AUV. 85 të tjerë plus nga 17 i kemi aktiv 11, 6  janë të sëmurë”, ka thënë Kurti.

“E kemi AUV-in siç e kemi gjetur me 17 inspektorë. Për të inspektuar masat me sukses do të gjashtë fishojmë numrin”, tha ai.

Kurti ka thënë se orari i punës së policisë do të zgjatet nga 8 orë në 12 orë në ditë. Dhe se do të shtohet prezenca e policisë në të gjitha rrugët dhe vendbanimet e Kosovës.

“Orari i punës së Policisë do të zgjatët në 12 orë në ditë”, tha ai.

“I kemi rritur kapacitet e shtretërve mbi 1600 dhe do t`i shtojmë sipas nevojës”, tha Kurti.