Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Prizren, një person është gjetur i varur në litar në një lis

Një person ende i paidentifikuar është gjetur i varur në një lis në malin Polevica mbi fshatin Zhur.

Sipas Policisë, trupi i pajetë është gjetur sot rreth orës 10:30 nga një dëshmitar, i cili rastin e ka raportuar në Polici.

Viktima dyshohet se është i gjinisë mashkullore.

Në një prononcim për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi ka thënë se pas daljes në vendin e ngjarjes është gjetur trupi i dekompozuar.

“Një dëshmitar sot rreth orës 12:00 ka raportuar në nënstacionin Zhur se në malin që njihet si Polevica mbi fshatin Zhur në afërsi të magjistrales Zhur-Dragash, ka hasur në një person të varur me litar për një lis. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar patrullat policore te stacionit policor të Prizren së bashku me hetuesen kujdestare dhe aty shihet personi i varur, duket mashkull, i dekompozuar”-ka thënë për KALLXO.com Bytyqi.

Sipas Policisë dëshmitari ka hasur rreth orës 10:30 dhe është vonuar për shkak të terrenit malor derisa ka arritur në nënstacionin Zhur.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML.