Prizren, një grua raporton se u sulmua fizikisht nga ish i dashuri
22.3.2023 - 10:42
Një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj.
Sipas Policisë, e njëjta ka raportuar se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:45 në fshatin Lubizhdë në Prizren.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor”- ka njoftuar Policia.
Ndërsa, lidhur me rastin nuk raportohet për të arrestuar.