Prizren, dyshohet për granata dore, ndërhynë FSK

Policia e Kosovës ka njoftuar se nëntë granata dore janë gjetur dje në Prizren.

Sipas Policisë tërheqjen e këtyre granatave e kanë bërë Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Tutje është treguar se njëra nga këto granata është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar në vendin e ngjarjes, ndërsa tetë të tjera janë tërhequr në mënyrë të sigurt për trajtim të mëtutjeshëm.

“Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, në vendin e ngjarjes ka bërë shpërthimin e një granate në mënyrë të kontrolluar ndërsa tetë të tjera i kanë tërhequr në mënyrë të sigurt për trajtimin të mëtejshëm”, ka thënë Policia.