Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Prishtinë, vidhet një revole nga vetura e një personi

Në raportin e Policisë së Kosovës raportohet se një personi i është thyer xhami i veturës dhe i është vjedhur një revole, për të cilën ka poseduar leje.

Përveç kësaj, i janë vjedhur edhe disa fishekë dhe një çantë me para të gatshme dhe kartela bankare.

Ky rast ka ndodhur më 1 tetor, rreth orës 20:00 në Prishtinë dhe është duke u hetuar nga Policia.