Pamje nga aksidenti mes trenit dhe veturës që ka ndodhur në prill në Fushë-Kosovë - Foto: KALLXO.com

Prishtinë, treni godet një makinë, katër të lënduar

Një aksident trafiku mes një treni dhe një veture ka ndodhur në lagjen “Përroi i njelmët” në Prishtinë.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë në rajonin e Prishtinës për KALLXO.com ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informtën për një aksident trafiku në lagjen Përroi i njelmët në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i perfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e akidentit, lëndime trupore kanë pësuar 4 persona,” ka thënë Borovci.

Tutje, sipas Borovcit, personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.