Arrestimi i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Prishtinë, sulmohet fizikisht nga i fejuari

Një mosmarrëveshje ndërmjet një çifti në Ulpianë të Prishtinës çoi deri në dhunë fizike ndërmjet tyre.

Në raportin e Policisë thuhet se vajza ka raportuar se i fejuari e sulmoi fizikisht në mbrëmjen e nëntë korrikut.

I dyshuari për dhunë fizike është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga Policia.