Prishtinë, sekuestrohet një revole dhe municion gjatë kontrollit të një veture

Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës gjatë një kontrolli në një makinë ka sekuestruar një revole dhe municion.

Sipas policisë rasti ka ndodhur sot në Prishtinë në afërsi të rrethrrotullimit në Çagllavicë.

Sipas policisë nga kontrolli i detajuar janë gjetur dhe sekuestruar një revole të tipit GLOCK  9×19 e kalibrit 9mm, 14 copë fishekë, si dhe një llambë dore ndriçuese me çekan për thyerje xhami.

Tutje policia sqaron se ndaj të dyshuarit; B. B, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe i njëjti është proceduar më tej.