Prishtinë, raportohet deponim i parave që dyshohet të jenë të falsifikuara

Një grua ka raportuar dje se me datë 17 janar 2022 ishin deponuar një shumë e parave, në mesin e tyre një kartëmonedhë në vlerë 50 euro, 28 monedha metali në vlerë nga 2 euro dhe dy monedha metali në vlerë nga 1 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.

Njësitet policore kanë sekuestruar monedhat në fjalë për procedura hetimore, ka njoftuar Policia e Kosovës.