Prishtinë, pas aksidentit disa persona përfshihen në rrahje

Rreth orës 19:00 është raportuar për dy aksidente trafiku në rrugën “B” në kryeqytet, ku në njërin prej tyre disa persona janë përfshirë në rrahje.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 19:00, është raportuar për dy aksidente trafiku në rrugën ‘B’ në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në njërin nga aksidentet janë përfshirë dy vetura , ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, dy persona janë shoqëruar në stacion.

Ndërsa aksidenti i dytë, sipas Ahmetit, ka ndodhur në mes të një veture dhe kamioni ku si pasojë e aksidentit, katër personave janë lënduar dhe u është ofruar ndihmë mjekësore.

Lidhur me këto ngjarje policia ka nisur hetime.