foto: Ilustrim

Prishtinë, gjuan me armë në drejtim të viktimës dhe të policëve

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00 në Prishtinë.

Sipas Policisë, një qytetar ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është kanosur nga një i dyshuar.

Pasi ka arritur Policia në vendin e ngjarjes i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe zyrtarëve policorë dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy gëzoja dhe një fishek.

Rasti, i cili po trajtohet si vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, vazhdon të hetohet.