Prishtinë, dëmtohet gypi i ujësjellësit, një pjesë e ‘Bregut të Diellit’ mbetet pa ujë

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” sh.a, ka njoftuar se një pjesë e lagjes “Bregu i Diellit” do mbetet pa ujë si shkak i dëmtimit të një gypi.

Ndërprerje të ujit do ketë deri në sanim të defektit.

“Dëmtohet gypi i ujit në rrugën “ Xheladin Hana” në lagjen Bregu i Diellit,

Prishtinë, 21 dhjetor – Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., njofton konsumatorët e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë , konkretisht rruga “Xheladin Hana” se para pak çastesh është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 600 mm.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Deri në sanimin e defektit, uji është ndërprerë për zonën në fjalë,” ka njoftuar ujësjellësi.