Dyshohet për grabitje të një lokali në 'Bregun e Diellit' në Prishtinë - VIDEO

Një grabitje dyshohet se ka ndodhur në një lokal në lagjen “Breg i Diellit” në Prishtinë sot pasdite.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës.

KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje në lidhje me rastin, por deri në publikimin e këtij teksti, nuk kanë kthyer përgjigje.