Erëra të forta në Prishtinë, bie kulmi i një objekti në lagjen "Bregun e Diellit" (FOTO)

Erërat e forta në Prishtinë kanë shkaktuar dëme në kulmin e një objekti në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar foto në adresë të KALLXO.com, ku edhe shihet se si pasojë e rënies së kulmit, janë dëmtuar edhe veturat që janë parkuar para ndërtesës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dje ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të ketë reshje shiu dhe shkarkim rrufesh.

“Reshjet më intensive parashihen ditën e diele, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona”- thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të shënohen nga 12 gradë celsius ndërsa ato maksimale gjatë fundjavës dot ë shkojnë deri në 28 gradë celsius.