Ilustrim - Vjedhje e veturës

Prishtinë, arrestohet shtetasi i huaj, dëmtoi 6 vetura dhe vodhi sende nga to

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të huaj nën dyshimin se në parkingun e banesave kishte dëmtuar 6 vetura nga të cilat përveç dëmeve materiale, kishte vjedhur edhe gjësende personale të katër pronarëve.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur në rrugën “Simon Shiroka” dje rreth orës 9:15.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.