Prishtinë, arrestohet një 22-vjeçar i dyshuar për dhunim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 22-vjeçar të dyshuar për dhunim.

I dyshuari është arrestuar sot në Prishtinë.

“Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën dhunim” – thuhet në njoftim.

Personi me inicialet E.B. është arrestuar dhe me vendim te prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.