Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Prishtinë, arrestohet i dyshuari se shiti pronën në vlerë 203 mijë euro pa e ditur pronari

Një  burrë në Prishtinë është arrestuar nën dyshimet për mashtrim dhe falsifikim.

Ai dyshohet  për një rast të shitjes së një prone të paluajtshme, pa dijeninë e pronarit, për shumën në vlerë prej 203 mijë euro. Ky rast është raportuar më 3 korrik 2020, në Policinë e Kosovës.

Policia sot ka njoftuar se i dyshuari Sh.H është arrestuar dhe intervistuar.

“Lidhur me rastin, është bërë intervistimi i personit Sh. H., ku i njëjti është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin kompetent të njëjtit i është lëshuar vendim për ndalim për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetimet edhe ndaj tre të dyshuarve të tjerë të cilët dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të lartcekura.

Avokati Nasuf Hasani i cili mbron të arrestuarin në një deklaratë për KALLXO.com ka pretenduar se klienti i tij është i manipuluar pasi ai vetëm kishte ndërmjetësuar shitjen e pronës.

“Klienti im kishte përfituar vetëm 4000€ sa i përket ndërmjetësimit në këtë shitblerje, krejt mjete(parat) që i ishin transferuar nga blerësi i kishte tërhequr nga banka dhe ua kishte dorëzuar personave tjerë” ka thënë avokati Hasani ai ka shtuar se për çështjen janë duke pritur nëse prokurori do kërkoi paraburgim.

 

 

 

të arrestuarit