Ilustrim: Viza FOTO: RTK

Prishtinë, arrestohet i dyshuari për mashtrim me vizë gjermane

Një burrë në Prishtinë është ankuar dje në polici se e kanë mashtruar me premtimin për sigurim të vizës për të udhëtuar në Gjermani.

Ai ka raportuar se është mashtruar nga një person që i ka marrë shumën prej 1200 euro dhe më nuk i është përgjigjur.

I dyshuari sipas policisë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.