Princ Leka dhe gruaja e tj, Elia Zaharia. Foto: Facebook

Princ Leka njofton zyrtarisht ndarjen nga Elia Zaharia

Princ Leka i Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht se me princeshën Elia Zaharia kanë rënë dakord që t’i japin fund martesës,

Sipas një njoftimi zyrtar, divorci po ndodh pasi martesa e tyre e ka humbur funksionin e saj.

Në kumtesë theksohet se mirëqenia shpritërore e vajzës së tyre, princeshës Geraldinë, do mbetet në qëndër të vëmendjes së Princit dhe Zaharias.

Ky është njoftimi zyrtar:

Përshëndetje miq dhe dashamirës,

Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund. Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.

Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të perbëjne bazën e marrëdhënies n vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!!!

Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do të mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën.

LTM Princ Leka II nuk do të bëjë deklarata apo komente të mëtejshme dhe kërkon që të respektohet e drejta për privatësi lidhur me këtë çështje.

Për fillimin e procedurave të shkurorëzimit ka njoftuar edhe princesha Elia Zaharia.

“Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qënka e vetmja rrugëzgjidhje!” – ka shkruar ajo në Facebook.

(Ky tekst është edituar, duke e përfshirë në të edhe njoftimin e princeshës Elia Zaharia)