Protesta e shqiptareve ne Angli, foto: Princ Leka/Twitter

Shqiptarët në Angli protestojnë kundër diskriminimit ndaj tyre

Numër i madh shqiptarësh po protestojnë në Mbretërinë e Bashkuar kundër diskriminimit dhe ksenofobisë ndaj tyre.

Ata po bëjnë thirrje për largimin e Sekretares së Brendshme Suella Braverman.

Kjo e fundit kishte deklaruar se Anglia jugore po përballej me pushtim të emigrantëve, ndërsa akuzoi shqiptarët për abuzim me ligjet e tyre.

Lidhur me këtë protestë ka reaguar edhe Princ Leka i cili u shpreh se në vend që të festohet njëqindvjetori i vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, shqiptarët po protestojnë kundër diskriminimit që po u bëhet.

“Këtë vit duhet të festonim njëqindvjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri- Mbretëri e Bashkuar. Në vend të kësaj, shqiptarët janë të detyruar të protestojnë kundër diskriminimit dhe ksenofobisë ndaj tyre”- është shprehur Princ Leka në rrjetin Twitter.


Ditë më parë BBC raportoi se shqiptarët përbëjnë rreth një të tretën e pothuajse 40,000 njerëzve që kanë mbërritur me varka të vogla deri më tani këtë vit, sipas shifrave të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

BBC: Emigrantë shqiptarë të rekrutuar nga bandat e drogës në Mbretërinë e Bashkuar