Presidentja s’mund të falë të burgosurit këtë vit

Fundviti ka afruar, por të burgosurit që kanë bërë kërkesë për falje nga presidentja e Republikës së Kosovës, do të duhet të festojnë në qelitë e burgut festat. Pasi këtë fundvit presidentja Vjosa Osmani nuk do të mund të falë asnjë nga ta.

Kjo pasi Komisioni për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e kërkesave për falje është jofunksional, ngase i ka skaduar mandati.

Nga Presidenca kanë thënë për rtv21.tv se “kërkesat për falje, të cilat pranohen nga Zyra e Presidentes, shqyrtohen nga ky komision, i cili është në themelim e sipër”.

“Pasi që të konstituohet dhe pas shqyrtimit të kërkesave, Komisioni i propozon presidentes faljen dhe jo të personave që kanë kërkuar falje presidenciale”, kanë thënë tuje nga Presidenca.

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur për rtv21.tv se nga fillimi i vitit 2021, e deri më tani, 103 kërkesa për falje janë përcjellë për procedurë të mëtutjeshme në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë./RTV21