Vjosa Osmani

Vjosa Osmani - Foto Jetmir Hoxha/Kallxo.com

Presidentja Osmani uron Pashkët

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkruar një telegram urimi me rastin e festës së Pashkëve.

Osmani ka thënë se Pashkët janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit.

“Festat sikur Pashkët, na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha”

“Pashkët janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit, të cilat populli ynë vazhdon t’i kultivojë në vazhdimësi. Uroj që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim, e shtëpitë tuaja me begati! Për shumë motë, gëzuar Pashkët!”- ka shkruar presidentja Osmani.