Vjosa Osmani-Sadriu briefs the Security Council meeting on the United Nations Interim Administration Mission in Kosovo.

Presidentja Osmani udhëton për në ShBA, do përfaqësoj Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në SHBA për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila do të mbahet të hënën.

Presidenca përmes një komunikate ka bërë të ditur se në seancën e Këshilli të Sigurimit, Presidentja Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.

“Presidentja poashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë” – thuhet në komunikatë.

Tutje, theksohet se përgjatë qëndrimit në New York, Presidentja Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 16:00, sipas kohës lokale të Kosovës, respektivisht në ora 10:00, sipas kohës së New York-ut.