Vjosa Osmani dhe presidenti i Letonise FOTO: Presidenca Letoni

Presidentja Osmani takon homologun letonez

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Nju Jork ka takuar presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics.

Osmani ka uruar Rinkevics për zgjedhjen e tij si president duke shprehur përkushtimin që të vazhdohen përpjekjet e përbashkëta për thellimin e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Letonisë.

“Krahas marrëdhënieve bilaterale, në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon e më gjerë, me ç’rast Presidentja Osmani ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe siguri afatgjate”- thuhet në komunikatën e Presidencës së Kosovës.

Osmani gjatë takimit ka falënderuar presidentin Rinkevics për mbështetjen e vazhduar të Letonisë për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.