Presidentja Osmani takohet në Mynih me admiralin e NATO-s, Stuart Munsch

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, është takuar me Admiralin Stuart Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Sipas Zyrës së Presidentes, Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë.

“Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë përgjatë këtyre 23 viteve në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast u potencua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë përderisa ballafaqohemi me këto sfida në rajonin tonë dhe përtej” – thuhet në njoftimin e presidences.