Presidentja Osmani sot do të flasë në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar se sonte do i bashkëngjitet takimit të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara ku edhe do flas në emër të Kosovës.

Osmani përmes rrjetit X bëri të ditur se do flas për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë sulmin agresor të Serbisë si dhe për përkushtimin e Kosovës për stabilitet e paqe.

“Sot do t’i bashkohem takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, për të folur në emër të Republikës sonë. Do të trajtoj zhvillimet e fundit në vendin tonë, pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të rikonfirmoj angazhimin tonë për paqe dhe stabilitet”- ka shkruar presidentja Osmani.

Takimi pritet të nis në ora 21:00 sipas orës lokale në Kosovë.