
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj - 16 shkurt 2023 Foto: KALLXO.com
Presidentja Osmani pret në takim homologun shqiptar Begaj
Një ditë para 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Takimi po mbahet i mbyllyur për media.
Begaj zyrtarisht është betuar si president i Shqipërisë më 27 korrik të vitit 2022.
Ai ka vizituar Kosovën edhe në gusht të vitit të kaluar.