Osmani pret në vizitë zyrtare presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Me ceremoni shtetërore, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në vizitë zyrtare presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Pas ceremonisë së pritjes, Osmani dhe Begaj do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka ardhur për vizitë zyrtare për herë të parë në Kosovë që nga marrja e detyrës.

Begaj zyrtarisht është betuar si president i Shqipërisë më 27 korrik.