Presidentja Osmani në 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s: Faleminderit përjetësisht

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, në 25 vjetorin e fillimit të bombardimeve ndaj caqeve serbe.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se aleancat duhet t’i ruajmë po aq sa edhe lirinë.

“25 vjet më parë, filloi shpëtimi i Kosovës nga shfarosja. Aleancat duhet t’i ruajmë po aq sa edhe lirinë! Faleminderit përjetësisht NATO” – ka shkruar presidentja Osmani.

Sot janë bërë 25 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, përgjatë luftës në Kosovë.

Sulmet kanë zgjatur plot 78 ditë ditë dhe janë ndërprerë me 10 qershor 1999, kur edhe është miratuar Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Dy ditë më vonë ka filluar dislokimi i rreth 50 mijë ushtarëve nga 36 vende të botës, 30 mijë prej të cilëve ishin nga shtetet anëtarë të NATO-s.

25 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s në Serbi