Foto: Bashkimi Evropian

Presidentja Osmani merr pjesë në takimin e presidentëve të rajonit në procesin Bërdo-Brione në Slloveni

Presidentja Vjosa Osmani do të jetë pjesë e takimit të 11-të të procesit Bërdo-Brione që do të mbahet në Slloveni krahas presidenteve të shteteve të rajonit.

Disa nga temat të cilat pritet të diskutohen në këtë takim përfshijnë perspektivën e integrimit evropian për vendet aspiruese të Ballkanin Perëndimor, të cilat i përmbushin kushtet për integrim dhe të cilat i bashkërendojnë politikat me ato të Bashkimit Evropian, tejkalimin e sfidave të përbashkëta si pasojë e agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, përfshirë krizën energjetike dhe sigurinë ushqimore; si dhe përkushtimin për demokraci, paqe dhe dialog.

Sipas njoftimit nga Presidenca, presidentja do t’i paraqesë qëndrimet e Kosovës lidhur me temat që do të trajtohen në këtë proces, përfshirë thirrjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.