Foto: Presidenca e Kosovës

Presidentja Osmani dekoroi zëvendësambasadorin e SHBA-së me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot zëvendësambasadorin amerikan, Nicholas J. Giacobbe, me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”, i cili u jepet personave për kontribut në ndërtimin e paqes apo në zhvillimin e demokracisë.

Sipas njoftimit të Presidencës, ky dekorim i është dhënë Giacobes me rastin e përfundimit të shërbimit të tij në Kosovë.

Gjatë kësaj ceremonie, presidentja Osmani ka vlerësuar punën dhe angazhimin e Giacobbes gjatë shërbimit të tij në Kosovë.

“Z. Giacobbe me përkushtimin e tij të pashoq ka dhënë kontribut të çmueshëm në avancimin e demokracisë dhe paqes në Kosovë. Ai, gjithashtu ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për forcimin e marrëdhënieve miqësore në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës” – ka theksuar presidentja Osmani në ceremoninë e dekorimit.

Foto: Presidenca e Kosovës
Foto: Presidenca e Kosovës
Foto: Foto: Presidenca e Kosovës

Sipas këtij njoftimi, Presidentja Osmani ka shfaqur bindjen se miqësia e përhershme me SHBA-të do të

vazhdojë të kultivohet e mirëmbahet edhe nga pasuesja e z. Giacobbe.

“Ndërkaq zv. ambasadori Giacobbe falënderoi Presidenten Osmani për bashkëpunimin e

shkëlqyeshëm, pavarësisht kohës sfiduese nga pandemia Covid-19” – thuhet në njoftimin e presidencës.