Foto: Presidenca e Kosovës

Presidentja emëroi tre komandantë dhe gradoi tre gjeneralë të rinj të FSK-së

Presidentja Vjosa Osmani në një ceremoni të organizuar në Presidencë, në prezencë të kryeministrit Albin Kurti, komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe zëvendësministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka emëruar tre komandantë të komandave përkatëse në FSK dhe ka dekretuar tre gjeneralë të rinj.

Kolonelët Hysen Dreshaj, Sefer Isufi dhe Ilir Qeriqi kanë marrë gradën gjeneral brigade.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjeneral brigade Jeton Dreshaj është emëruar në pozitën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Naim Haziri, komandant i Komandës së Gardës Kombëtare, ndërkaq gjeneral brigade Hysen Dreshaj është emëruar komandant i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së.

Presidentja Osmani ka përgëzuar komandantët e emëruar dhe gjeneralët e sapograduar, duke u dëshiruar suksese të mëtejme në ngritjen profesionale të FSK-së.