Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu. Foto: Bajram Begaj, X

Presidenti i Shqipërisë lobon që Moldavia ta njohë Kosovën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka lobuar te homologia e tij moldave, Maia Sandu, që Moldavia ta njohë Kosovën.

Veç kësaj, ai ka kërkuar që Moldavia ta mbështesë Kosovën edhe në anëtarësimet ndërkombëtare.

“Kam kërkuar rishqyrtim për njohjen dhe mbështetjen e Kosovës për anëtarësimin e saj ndërkombëtar” – ka shkruar Begaj në rrjetin social X, krahas një fotografie me Sandun.

Begaj ështe shprehur mirënjohës për kontributin e Moldavisë në KFOR, ndërkaq ka rikonfirmuar mbështetjen e Shqiperisë për rrugën e këtij shteti drejt Bashkimit Europian.

BE-ja ka hapur bisedimet për anëtarësim me Moldavinë dhe Ukrainën në dhjetor të vitit 2023.