Aktiviteti i të rinjve të Mitrovicës me thirrje kundër gjuhës së urrejtjes

Të rinjtë mitrovicas kanë bërë thirrje kundër gjuhës së urrejtjes dhe këtë e kanë shprehur përmes disa vizatimeve.

Djem e vajza të këtij qyteti synojnë përfshirjen më aktive në krijimin e një shoqërie gjithpërfshirëse.

Ura e Ibrit u mbush me plot ngjyra sot më 25.06.2024 përmes ekspozitës së organizuar nga Community Building Mitrovica për nder të Ditës Ndërkombëtare Kundër Gjuhës së Urrejtjes.

“Dita Ndërkombëtare Kundër Gjuhës së Urrejtjes u shënua në një mënyrë të veçantë në CBM! Si pjesë e aktivitetit “Krijimi i Veprave dhe Ekspozitave Artistike” të rinjtë e qytetit, së bashku me ambasadorët e rinj, përcollën mesazhe frymëzuese përmes ngjyrave. CBM po vazhdon punën për të adresuar nevojat e vajzave dhe djemve të rinj në komunitetin tonë, pavarësisht nga etnia ose aftësitë, duke synuar një përfshirje më aktive në krijimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse për të gjithë”- thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, ky aktivitet ishte financuar nga UNDP, nga Departamenti i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Mitrovicës së Jugut.