Presidenti Hashim Thaçi. Foto: Kallxo.com

Presidenti flet për barazi gjinore, nuk e ka asnjë këshilltare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka thënë se duhet të zotohemi për më shumë barazi dhe trajtim të drejtë të gruas në të gjitha fushat e jetës.

Përderisa ka thënë se është krenar me shumë gra të Kosovës, me të arriturat e tyre dhe ka shprehur nderim të pafund për to, presidenti nuk ka dëshmuar një barazi e tillë në ekipin e tij si i pari i vendit.

Asnjë nga këshilltarët e presidentit nuk është grua.

As shefi i kabinetit.

Vetëm te stafi administrativ ka të punësuara gra.

Ky është postimi i plotë i presidentit për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.