Presidenca konfirmon se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KE është në rend dite të hënën

Këshilltarja politike e presidentes Vjosa Osmani, Rejhan Vuniqi ka konfirmuar se nesër në rend dite të Komitetit të Ministrave do të jetë aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në rendin e ditës të mbledhjes së Komitetit të Ministrave të së hënës. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian”- ka shkruar ajo në twitter.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.

Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës fillimisht duhet të trajtohet nga Komiteti i Ministrave, dhe pas vlerësimit të situatës në Kosovë, fjalën e fundit e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit e shteteve anëtare.

Për pranim në Këshillin e Evropës duhen dy të tretat e votave.

 

Daçiq në Strasburg për ‘të ndalur’ pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës