Pothuajse 400 mijë palestinezë e kanë humbur vendin e punës për shkak të luftës 

Qindra mijëra palestinezë në Bregun Perëndimor e kanë humbur punën e tyre ose u janë ngrirë pagat pasi autoritetet izraelite i kanë anuluar lejet e tyre të punës dhe kanë vendosur kufizime të rënda në vendkalimet pas sulmeve të 7 tetorit.

Përafërsisht 182 mijë banorëve të Gazës që punojnë në Izrael dhe vendbanime iu ka ndërprerë punësimi, thonë vlerësimet fillestare nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), ndërsa rreth 24% e punësimit në Bregun Perëndimor është humbur gjithashtu – ekuivalente me 208,000 vende pune – si rezultat i luftës Izrael-Hamas.

Sipas ILO, 160 mijë punëtorë të tjerë nga Bregu Perëndimor ose kanë humbur punën e tyre në Izrael dhe vendbanime, të paktën përkohësisht ose janë në rrezik për t’i humbur ato “si rezultat i kufizimeve të vendosura në qasjen e palestinezëve në tregun izraelit të punës dhe mbylljen e vendkalimeve nga Bregu Perëndimor drejt Izraelit dhe vendbanimeve”.

Sipas marrëveshjeve të përkohshme të paqes, ministri izraelit i financave e ka fjalën e fundit në transfertat mujore të parave që i bëhen Autoriteteve Palestineze nga taksat që ajo mbledh në emër të palestinezëve. Autoriteti Palestinez është zakonisht në gjendje t’i paguajë punonjësit e saj, gjë që nuk ishte në gjendje ta bënte në tetor, pasi Izraeli refuzoi të bënte transferimet e plota./The Guardian